Hoti: Komunat ku udhëheq LVV fituan projekte nga Qeveria, çfarë fati

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.
Hoti shkroi se të gjitha komunat që qeverisen nga LVV kanë fituar projekte.
“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV. Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, shkroi Hoti./21Media

Back to top button