Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot u shpreh se miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor, “me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s”.
“Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Sipas ministrit, ata kanë pak fjalë e shumë punë.
Më 17 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022. Buxheti është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro./21Media

Back to top button