Byrnes uroi kryeministrin Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re

 

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes ka uruar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev-in dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re.

“Urime kryeministrit Zaev dhe shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Si një mik dhe partner, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të demonstruar përparim të vazhdueshëm në qëllimin e reformës së BE-së dhe angazhimin e palëkundur për sundimin e Ligjit”, shkruan Ambasadorja Kate Bërns në Twitter./21Media

Back to top button