Çahet rruga në Kukës, rrëshqitje dheu në aksin Dushaj-Lekbibaj

 

Ashtu si edhe në qytetet e tjera, edhe në Kukës duket se situata nga përmbytjet ka nisur të përmirësohet me pakësimin e reshjeve të shiut. Mësohet se është normalizuar situata në hidrocentralin e Fierzës, ku prurjet janë 1600 m/s.

Akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Probleme janë hasur në aksin Kukës-Krumë në kilometrin e 9, ku rruga ka pësuar çarje nga rrëshqitja e dheut. Gjithashtu, edhe në aksin rrugor Dushaj – Lekbibaj ka shembje dheu.

Gjithsesi, kompanitë kontraktore po vëzhgojnë dhe po punojnë për rregullimin e këtyre problematikave.

Niveli i ujërave të lumenjve nuk ka pasur rritje gjatë natës.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës, përveç Njësisë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Ujmisht, Shishtavec, Topojan,  Zapod të Bashkisë Kukës dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, Njësia Administrative Margegaj, Bashkia Tropjë./oranews

Back to top button