Orteku i madh i borës mbyt tre skiatorë

Tre skiatorë kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar nga një ortek në Austrinë qendrore.
Viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve janë goditur nga një ortek afërsisht 200 metra i gjerë në zonën Tweng, në provincën Salzburg, shkruan Metro.co.uk.
Ekipet e shpëtimit kanë qenë në gjendje për të lokalizuar dy nga të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit, njëri ka qenë i vdekur dhe tjetri ka vdekur më vonë në një spital në Klagenfurt.
Tre nga skiatorët janë bllokuar nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht, ka informuar policia rajonale në një deklaratë./21Media

Back to top button