Capital T me projekt që flet për realitetin në Kosovë

 

Këngëtari i njohur Capital T , së fundmi ka treguar se që do të publikojë një projekt të ri. Artisti ka bërë të ditur se do ta publikojë këngën e re ”Rrushe”, e cila do të lansohet më 5 maj.

Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar se projekti i tij i ri do ta paraqesë situatën dhe të ardhmen e Kosovës në mënyrën se si e sheh vetë këngëtari.

”KOSOVE t’du qyshdo qe je edhe skom me hjek dore prej teje kurr po me daten 5 maj kom vendose me fol pak realitet per krejt cka ka ndodh e qysh e shoh une situaten e te ardhmen me ty .Derisa krejt jon tu punu per hitin e veres Une bashkarisht me Gjirafavideo kemi realizu njo prej projekteve ma t’mira dhe ma emocionale me titull “RRUSHE” qe lansohet me daten 5 Maj ne ora 17:00 e pas ksaj pason ”seriali Rushe” qe fillon transmetimin me daten 9 maj.TRAILERI VJEN NESER”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Kujtojmë që, kënga e fundit që Capital T ka realizur është ”Diego”,  e cila ka marrë mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button