Kurti falënderon policinë belge për sigurinë e ofruar gjatë vizitës në Bruksel

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Bruksel dhe policinë belge për mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit kosovar gjatë vizitës dyditore në Bruksel.

Kurti ka postuar një video në Instagram ku shihet delegacioni i qeverisë i përcjellur nga policia belge.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falënderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kryeministri Kurti./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Back to top button