Çekia vendos ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor

Numri i shtetasve kubanë, turq si dhe të Indisë që vijnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian është në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur presidenca çeke e Bashkimit Evropian.
Presidenca çeke e Bashkmit Evropian ka propozuar pezullimin e udhëtimit pa viza nga Shqipëria dhe Serbia, për shkak të numrit të shtuar të emigrantëve të paligjshëm nga një numër vendesh të treta, shkruan schengenvisainfo.com.
Mediat lokale çeke kanë shkruar se po shqyrtohen mundësitë për të reduktuar shifrat përfshirë presionin diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjen e vizave dhe për të rikthyer më shumë emigrantë të parregullt si dhe për të dërguar rojet kufitare të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas presidencës çeke të BE-së, duke qenë se Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre për heqjen e vizave jashtë shtetit me BE-në, edhe pse ata gëzojnë udhëtim pa viza në bllok, ka kontribuuar në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE, përmes kësaj rruge. Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, kanë hyrë legalisht përmes rrugëve ajrore në Serbi dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt një vendi anëtari të BE-së. Për shkak të ardhjeve të parregullta në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor ka ndikuar dhe ka rritur presionin ndaj shteteve fqinje të Evropës, Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, përveç Hungarisë, e cila ndërtoi një mur kundër emigrantëve në kufirin e saj./21Media

Back to top button