Parakalim mumjesh në Santigo të Kilit

Në Santiago të Kilit u organizua një parakalim i pazakontë. Persona të maskuar si mumje ecën nëpër rrugë. Qëllimi i tyre ishte që të argëtoheshin në këtë ngjarje.
Ata fillimisht u spërkatën me ujë, me armë uji.
Në këtë parakalim morën pjesë qindra persona.
Njëri prej tyre ishte Yerko Navea i cili ka treguar se në këtë ngjarje merr pjesë prej vitit 2015. Ai ka treguar se në këtë parakalim edhe është takuar me të dashurën e tij. Sipas Navea-s, kjo ngjarje organizohet vetëm për qejf, për të kaluar kohën.
Një pjesë e madhe e të pranishmëve atje u paraqitën të veshur me kostume të personazheve nga filma të famshëm.
Ecja e Mumjeve zakonisht organizohet për argëtim, por ka raste kur organizohet edhe për një qëllim, psh kur vendoset të provojnë për arritje të një rekordi apo për ndonjë çështje bamirësie.
Parakalimi apo Ecja e Mumjeve ka origjinën nga Amerika Jugore. Ajo prej viteve 2000 organizohet në vende të ndryshme të botës./21Media

Back to top button