Çeku: Burbuqe Berisha iku para kohe

Pas vdekjes së regjisores së njohur, Burbuqe Berisha ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrullah Çeku.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Ndërsa lajmin për vdekjen e saj e ka quajtur “të trishtë”.
“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, ka shkruar ai.
Regjisorja, Burbuqe Berisha vdiq në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës./21Media

Back to top button