Çeku nga Bullgaria: Rezultatet e ekipit të xhudos krenari për shtetin tonë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka cilësuar si krenari rezultatet e ekipit të xhudos të Kosovës në Kampionatin Europian 2022 që po mbahet në Sofije të Bullgarisë.
“Në europianin e xhudos në Sofje, Laura fiton të argjendtën, Disi të bronztën. Kampionatin Europian 2022 që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e nisëm me medaljen e bronztë të Distria Krasniqit, kampiones sonë olimpike. Suksesi vazhdoi edhe sot, në ditën e dytë, kur Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë duke e marr titullin e nën-kampiones europiane. Paraqitje të mirë në kampionat patën edhe Flaka Loxha dhe Akil Gjakova. Kënaqësi e papërshkrueshme të përcjell nga afër ekipin tonë të xhudos. Rezultatet e tyre ndërkombëtare janë krenari për shtetin tonë. Mirënjohje të veçantë dhe përgëzime të përzemërta kryetarit të Federatës së Xhudos Agron Kuka, trajnerit Driton Kuka dhe xhudisteve e xhudistëve tanë të shkëlqyer. “, ka shkruar Çeku.
Ekipi i Kosovës përfundoi garën në Kampionatin Evropian duke siguruar Kosovës dy medalje.
Garat në këtë Evropian, Kosova i filloi me medaljen e bronztë të Distria Krasniqit, e cila fitoi në repesazh kundër gjermanes Mascha Ballhaus.
Ndërkaq, sot Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë pasi që pas arritjes në finale u mposht nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Gemma./21Media

Back to top button