Ceremoni memoriale për policët e rënë në kryerje të detyrës, ftohen mediat e qytetarët

Me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, nesër (26.07.2022) do të organizohet një ceremoni memoriale.
Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët dhe mediat ta përcjellin ceremoninë dhe aktivitetet.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës.
Agjenda për ceremoninë përkujtimore:
11:00 – VENDOSJA E KURORAVE
Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.
Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.
11:10 – HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE
Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.
Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.
11:15 – FJALIMET
11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE
12:00 – PËRFUNDIMI
Në radhët e Policisë së Kosovës janë 21 zyrtarë policorë të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës, duke mos kursyer as jetën e tyre në ruajtje të rendit e sigurisë publike dhe parandalim të krimit/21Media
 

Back to top button