Ceremonia “e akullt”, Rama dhe Meta nuk publikojnë pamje nga betimi i qeverisë

Një ceremoni e akulltë mund të quhet ajo e betimit të ministrave të rinj dhe kryeministrit Edi Rama sot në presidencë.
Betimi ka zgjatur vetëm pak minuta dhe i gjithë kabineti qeverisës ka nxituar që të dalë jashtë godinës së presidencës.
Aktiviteti, ndryshe nga herët e tjera nuk është pasqyruar as nga Rama dhe nga Meta, ku vetëm kryeministri është mjaftuar me një live gjatë daljes nga presidenca dhe rrugës për në kryeministri.
Rama ka bërë foto para hyrjes së kryeministrisë dhe brenda ambienteve të saj me kabinetin e ri qeverisës.
Kjo ftohtësi mes qeverisë së re dhe Metës vjen pas një viti plot akuzash përballë socialistëve dhe presidentit.
Madje, përpos akuzave gjatë fushatës elektorale, ata ndërmorën edhe një nismë ku me anë të Kuvendit të kaluar e shkarkuan Metën.
Siç duket, gjithë kjo “hasmëri” mes dy kampeve ka ndikuar që edhe ceremonia e sotme të jetë e shkurtër dhe e pa pasqyruar në asnjë vend nga Rama e Meta./oranews

Back to top button