Çfarë dimë deri më tani për sulmin rus në Ukrainë

Është një situatë e shpejtë në Ukrainë, këtu mund t’i gjeni lajmet e përditësuara.
Krejt çka dimë për pushtimin:
-Në një fjalim televiziv të enjten herët, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por ajo që është nisur shkon shumë më tej dhe përbën një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit.
-Automjetet ushtarake ruse thuhet se kanë thyer kufirin në një numër vendesh, në veri, jug dhe lindje, duke përfshirë nga Bjellorusia. Të paktën shtatë persona dihet se janë vrarë në sulmet ruse, thotë policia. 19 të tjerë janë të zhdukur.
– Shpërthime të shumta janë dëgjuar në qytetin e Odesës brenda orës së kaluar.
Më shumë se 40 trupa ukrainase janë vrarë në granatimet ruse, thotë zyra e presidentit ukrainas, por kjo ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Imazhet CCTV të lëshuara nga Shërbimi Shtetëror Kufitar i Ukrainës thuhet se tregojnë automjete ushtarake ruse që lëvizin përtej kufirit nga Krimea, transmeton rtv21.tv.
– Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter; Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Sirenat e urgjencës kanë rënë në Kiev dhe bllokime të mëdha trafiku janë krijuar ndërsa banorët largohen nga qyteti./21Media

Back to top button