“Çfarë dreqin ju solli këtu”, Kusari Lila i reagon Von Cramonit: Deklaratë ofenduese ndaj policit të Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetevendosjes, Mimoza Kusari ka reaguar ndaj dekalartave të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon për policinë e Kosovës.

Cramon gjatë vizitës së sotme në veri të vendit, derisa ishte duke ecur në rrugë me disa zyrtarë serbë, në një video të postuar në rrjetet sociale ajo posa ka hasur në policët e Kosovës dëgjohet duke i pyetur “çfarë dreqin ju solli këtu”.

Kusari e quajti këtë deklaratë ofenduese.

“Parlamentarja e BE-së, Viola von Cramon, sot në veri të vendit ka bërë deklaratë ofenduese dhe totalisht të pavend ndaj policit të Republikës, i cili me kolegët e tij ishte në detyrë, në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.Policët e Kosovës janë aty ku ka nevojë për ta dhe të vetmit që duhet të intimidohen nga prezenca e tyre janë shkelësit, abuzuesit apo penguesit e rendit dhe ligjit.Nëse ka Bashkimi Evropian ndonjë ide tjetër për trajtimin e shkelësve të rendit dhe ligjit, le të na tregojnë.”, shkroi Kusari Lila në Facebook ku ka publikuar disa fotografi të policëve në vendet e ndryshme të Evropës duke mabjtur rendin dhe ligjin gjatë protestave./21Media

Back to top button