Kurti uron Erdoganin: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Kurti përmes një postimi në Twiiter  ka thënë se mezi pret që të thellojnë bashkëpunimin Kosovë -Turqi.

”Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Erdoganin sot më herët e uroi edhe  edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.

Rexhep Tajip Erdogan do të jetë edhe për  pesë vite të tjera president i Turqisë. Erdogan do të zgjasë 20 vitet e tij në krye të peizazhit politik të Turqisë, pasi fitoi balotazhin presidencial të vendit të dielën./21Media

Back to top button