Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së veshuri të brendshme?

 
Për shumë prej nesh, veshja e të brendshmeve është një rutinë e përditshme, dhe mendimi për të mos veshur të mbrendshme mund të duket e çuditshme. Në realitet, ju mund të merrni më shumë përfitime kur vendosni të ndaloni së veshuri të brendshme.
Bright Side tregon disa rezultate befasuese.
Nuk do të vuani nga urthi

Rrobat e ngushta, si të brendshmet, mund të shtyjnë barkun tuaj lart, gjë që mund të krijojë presion në stomak dhe të shkaktojë refluks acidi, duke rezultuar në urth. Edhe pse ky problem shëndetësor është i zakonshëm tek të rriturit 20-30 vjeç, heqja e të brendshmeve mund të ulë mundësinë e refluksit të acidit.
Nuk do të infektoheni shpesh
Ekziston një bakter që shumica prej jush tashmë e dinë ose mund të kenë pasur probleme me të, ‘candida’. Ky bakter mund të gjendet në 20% të grave.  Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime mund të rezultojë në një infeksion. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, vendimi për të mos veshur mbathje mund të ulë shanset për t’u infektuar.
Do të ndiheni më rehat dhe do të reduktojë erën
Shumica prej nesh kanë përjetuar djersitje në zonën intime. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet tuaja të cilat mund të rrisin erën. Mos veshja e brekëve do të lejojë që djersa të avullojë, duke shmangur aromën e pakëndshme.
Zona juaj e bikinit do të jetë më e sigurt

Pjesët tuaja intime janë bërë nga inde delikate. Të brendshmet që janë bërë nga materiale artificiale dhe ato të ngushta mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në zonën tuaj të bikinit. Pjesa më e keqe është se mund të lëndojë. Të heqësh qafe brekët dhe të veshësh vetëm rroba të gjera mund të zvogëlojë dhe në disa raste të heqë plotësisht shanset për acarim.
Zona juaj intime do të jetë më pak e prirur ndaj ndjeshmërisë dhe alergjive
Për shkak se shumë rroba, duke përfshirë brekët, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato mund të krijojnë lehtësisht një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga. Në këtë situatë, pa brekë do të thotë më pak rroba që mund të shkaktojnë alergji.
Burrat gjithashtu mund të përfitojnë nga mosmbajtja e të brendshmeve

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt, të cilët gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset e tyre për acarim dhe lëndim. Në fakt, mund të nënkuptojë më pak infeksion dhe kruajtje. Përveç kësaj, ndihmon në mbajtjen e sistemit riprodhues të shëndetshëm./21Media

Back to top button