Çfarë po paralajmëron Lindita Halimi me veshje tradicionale?

Këngëtarja Lindita Halimi është duke e finalizuar një projekt të ri muzikor.
Ajo është duke xhiruar videoklipin e këngës së re e cila mban titullin “Love me like”, cila është në anglisht, por një pjesë e melodisë është e ndërthurur me ritme tradicionale.
Edhe në videoklip këngëtarja do të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.
Një pjesë të këngës së re, Linda e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Më mirë bëhuni gati”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, “GMFU”, mbetet projekti i fundit muzikor nga Lindita Halimi./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=OqsQtgUJCCU
 

Back to top button