Çfarë tha Lajçak pas vizitës së papritur në Kosovë?

Lajçak: Për dialogun ekziston një dritare mundësie deri në vitin 2024.-Qeveria: Mbetemi të përkushtuar për marrëveshje me njohje reciproke
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, tha në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë një periudhë dy vjeçare për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, Lajçak takoi kryeministrin Kurti dhe Zëvendësin e tij Bislimi. Kryeministri Kurti ndërkaq tha se janë dy tema për të cilat është biseduar, fillimisht korniza e marrëveshjes përfundimtare dhe marrëveshja e energjisë. Lajçak dha deklaratë para gazetarëve në Prishtinë, ndërsa Kurti nga arat e komunës së Gjilanit./21Media

Back to top button