Çfarë u diskutua në takimin e krerëve institucional me ambasadorët?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit.
Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë. Liderët instititucional përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi.
Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias./21Media

Back to top button