​Kosova përfundon me sukses edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali

Kombëtarja e Kosovës në krye me trajnerin, Alain Giresse, ka mbajtur edhe seancën e dytë stërvitore sot në Kampin Nacional në Hajvali.
Të dy seancat stërvitore që u zhvilluan sot janë në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve.
Edhe kjo stërvitje, njëjtë sikurse ajo e mëngjesit të sotëm, u karakterizua kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top.
Po ashtu, te “Dardanët” u vërejt një disponim i mirë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve drejt kësaj gare, do ta zhvillojë si mysafire e Qipros më 2 qershor, kurse, tri ditë më vonë pret në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtaren e Greqisë.

Back to top button