Chelsea ia ofroi në verë Juventusit shërbimet e Kantes

Klubi londinez, Chelsea u përpoq të shiste N’Golo Kante te Juventusi gjatë afatit kalimtar kësaj vere.
Chelsea u përpoq të krijonte një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin duke përfshirë francezin në një marrëveshje me Matthijs de Ligt.
Juve e refuzoi propozimin përpara se përfundimisht ta shiste mbrojtësin te Bayern Munich.
E ardhmja e Kantes mbetet e paqartë, pasi kontrata e tij me Chelsean është vetëm deri në qershor 2023.
Për shkak të lëndimit, ai ka bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën nga “Stamford Bridge” këtë sezon.
Francezi po pret që Chelsea të bëjë një propozim të ri për kontratë, duke i ofruar një marrëveshje trevjeçare.

Back to top button