Chelsea mposht Malmon 

Skuadra e Chelsea e ka mposhtur për herë të dytë radhazi Malmon për t’i siguruar kështu tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze fitoi me rezultat minimal 1-0 në udhëtim me golin e vetëm të realizuar nga Hakim Ziyech në minutën e 56’, pas asistimit nga anglezi Huddson-Odoi.
Kjo fitoren e çon Chelsean në kuotën e nëntë pikëve në këtë grup, aq sa ka edhe Juventusi që sonte ballafaqohet me Zanitin nga ora 21:00.

Back to top button