Gërvalla: “Open Ballkan” dhe asociacioni serb – të dëmshme për Kosovën
Donika Gërvalla para Komisionit për Integrime Evropiane
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka quajtur të dëmshëm asociacionin e komunave serbe dhe iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”. Tha se është detyrë e Qeverisë për t’i bindur partnerët ndërkombëtarë se këto dyja nuk i kontribuojnë stabilitetit të Kosovës. Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Gërvalla tha se janë në proces të hartimit të strategjisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës./21Media