Konfiskohen mallra të kontrabanduara në Leposaviq
93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike janë konfiskuar sot nga aksioni në një lokal afarist në Leshak të Leposaviqit.
Kështu ka informuar sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka informuar se po ashtu, është hasur edhe një automjet i dyshuar, të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.
“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Sveçla në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?