Çifti amerikan jeton në autobus

2 min read

 

Çifti amerikan, Hunter Helmstaedter, 32 vjeç dhe Ming Min Luftig, 28 vjeçe janë nga Kolordo e SHBA-ve. Ata kanë një tregim interesant për jetën.

Helmstaedter dhe Luftig, deri para një viti shpenzuan deri në 1800 dollarë për qira në New York, por me shpërthimin e pandemisë, blenë një autobus me të cilin barten nxënësit në shkollë, dhe filluan jetën në të.

Ky çift për nëntë muaj transformoi autobusin në shtëpi banimi. Ata shpenzuan 20 mijë euro, si për panele solare, kondicioner ajri dhe tranformim të interierit të autobusit.

Nga jashtë, autobusi duket si autobus i zakonshëm shkolle, por brenda është i mbushur me dekorime.

Luftig më parë ka punuar si kozmetologe, e Hunter është fotograf, punë të cilën e vazhdon derisa udhëtojnë me autobusin e tyre.

Luftig për media ka sqaruar se në fillim të pandemisë, të dytë mbetën pa punë, kështu që vendosën t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Tani kanë autobusin të cilin e transformuan në shtëpi banimi dhe atë e dekoruan sipas qejfit, pasi që shtëpitë në të cilat banonon më parë, nuk u lejohej t’i dekoronin.

Tani, ky çift për karburant shpenzon afro 100 dollarë në muaj.

Çifti po ashtu është në pritje të fëmijës së parë, andaj duhet t’i llogarisin shpenzimet.

Luftig ka thënë se normalisht ndoshta duhet të nervozohet që fëmija i tyre do të jetojë në autobus, por ajo ka thënë se aty e kanë qetë dhe shumë mirë.

Çifti Hunter Helmstaedter dhe Ming Min Luftig, aventurat e tyre me shtëpinë-autobus i ndajnë në llogarinë e tyre në Instagram, @busmeetsworld./21Media