Fiorentina-Inter, takohen sot në stadiumin ”Artemio Franchi”

Dy nga skuadrat më në formë të Serie A do të takohen sot në stadiumin ”Artemio Franchi”, ku kampioni italian Interi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Fiorentinas.
Në xhiron e fundit, ”Nerazzurët” shkatërruan Bolognan me rezultat 6:1, kurse Fiorentina rikthehet nga fitorja me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Genoas.
Pas katër xhirove të zhvilluara në sezonin e ri 2021/22, skuadra e Interit pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 10 pikë, aq sa ka edhe Milani në vend të tretë, kurse skuadra e Fiorentinas zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Roma në vendin e katërt.
Sa i përket mungesave të lojtarëve në ndeshjen e sotme, tek Interi nuk do të paraqiten Brazao, Eriksen dhe Sensi, kurse te Fiorentina do të mungojnë Venuti dhe Cerofolini.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Amrabat; Sottil, Vlahovic, Gonzalez
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko
20:45 Fiorentina – Inter (Stadiumi Artemio Franchi)

Back to top button