Shtesa prej 10% nuk po konsiderohet si shpërblim për punëtorët shëndetësor

Punonjësit shëndetësorë do të iu vazhdohet pagesa e shtesave prej 10 përqind të pagës bazë. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e Qeverisë.
Por, si u prit një gjë e tillë nga përfaqësuesit e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë?
Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës për portalin rtv21.tv tha mjetet janë të mirëpritura, por që nuk pasqyrojnë shpërblim për punën e profesionistëve shëndetësorë,
“OMK që në fillim të ndarjes së këtyre mjeteve, d.m.th shtesave për luftën ndaj pandemisë, se këto mjete janë të mirëseardhura por jo si satisfakcion dhe shpërblim për punën e profesionisteve shëndetësor sepse shumat dinë të jenë edhe denigruese.”, tha Sejdiu.
Kohëve të fundit është raportuar për ikjen e mjekeve nga Kosova të cilët të pakënaqur me kushtet në Kosovë, po synojnë vendet evropiane për të ushtruar profesionin e tyre.
Lidhur me këtë Sejdiu tha se kjo shumë nuk do të ndikojë në ndaljen e kësaj dukurie.
“Ndaljen e ikjes se mjekeve nuk e frenojnë këto shtesa denigruese, por aprovimi i ligjit te pagave!”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti dje në një onferencë për media tha se Ligji për Pagat nuk është shtyrë për vitin e ardshëm dhe së shpejti do të dalë në diskutim publik./21Media

Back to top button