Cilat janë shkaqet dhe pasojat e kapsllëkut, tregon gastroenterologu Driton Shabani

“Kapsllëku paraqet një gjendje kur shpeshtësia a jashëqitjes është më e pakët se 3 herë në javë, jashtëqitja kryhet me vështirësi apo është e fortë, ndjesia e mos zbrazjes së plotë të zorrës së trashë, e cila mund të vazhdojë edhe pas defekimikt apo edhe kur përjetohet ndjesia e bllokimit të vrimës së jashtëqitjes.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv gastroenterologu Driton Shabani, sipas të cilit, llogaritet se gati 30% e personave mbi 60 vjeç vuajnë nga kapsllëku.
“Llogaritet se 2.5 milionë njerëz vizitojnë mjekun e tyre çdo vit për shkak të kapsllëkut. Më shumë predominon te gjinia femërore se sa ajo mashkullore me raport 2:1”, ka bërë të ditur ai.
Gastroenterologu Shabani ka treguar se forma më e shpeshtë e kapsllëkut është ai kronik për shkak të çrregullimit funksional të zorrëve, ku nuk gjendet ndonjë sëmundje e caktuar dhe shkaktarët më të shpeshtë të këtij lloji të kapsllëkut sipas tij, janë: Mos aktiviteti fizik, konsumimi në sasi joadekuate i lëngjeve, konsumimi i pakët i ushqimeve me përmbajtje të fibrave (pemëve dhe perimeve), gjinia femërore, mosha mbi 60 vjeçar apo sindromi i zorrëve nervoze (koloni spastik).
Pse ndodh Konstipacioni » Mjekësia Bimore Arabe
Sipas Dr. Shabanit, kapsllëku mund të shkaktohet edhe nga:
Përdorimi i barnave të ndryshme siç janë: antidepresivët, barnat kundër sëmundjes së parkinsonit, verapamili, kodeina, antikolinergjikët, etj.
Çrregullimi i elektroliteve, ndryshimi i ushqimit, pengesave organike të zorrëve siç janë: tumoret, divertikulitet, hemorroidet e dhimbshme, absceset, fissurat etj.
Kapsllëku për shkak të çrregullimeve të gjëndrës tiroide: hypotireoza, hiperparatiroidizmi, shtatzënia.
Kapsllëku për shkak të sëmundjeve neurologjike: Sëmundja e parkinsonit , skleroza multiple.
Pse vuani nga kapsllëku? Ushqimet që ju ndihmojnë për të luftuar konstipacionin - Telegrafi
Gastroenterologu Driton Shabani gjatë intervistës për rtv21.tv ka bërë të ditur se nëse kapsllëku nuk trajtohet, ai mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore:
Hemorroide (vena të fryra të rektumit), të cilat mund edhe të inflamohen apo edhe të gjakosin.
Rektorragji (rrjedhje gjaku nga rektumi ) për shkak të jashtëqitjes së ngurtësuar.
Çarje anale, të cilat mund të jenë mjaft të dhimbshme.
Divertikuj (qeska nga muri i zorrës), të cilat mund edhe të infektohen (diverticulitis) dhe të japin pasoja, të cilat nëse nuk trajtohen urgjent mund të jenë vdekjeprurëse.
Impaksion fekal–grumbullim i jashtëqitjeve të tepërta në rectum që mund të shoqërohet me fryerje barku apo edhe Ileus (bllokim të zorrëve).
“Kapsllëku kronik mund të dërgoj edhe në dëmtim të muskujve të pelvikut si dhe të shkaktojë rrjedhje të urinës nga fëshikëza urinare (stres i inkontinences urinare)”, ka treguar Dr. Shabani, shkruan rtv21.tv
Nese ju kap ”kapslleku”, ky eshte trajtimi qe po habit boten ! Do shpetoni menjehere… – Online
I pyetur se si bëhet trajtimi i kapsllëkut, gastroenterologu Driton Shabani ka theksuar se varësisht nga shkaktari bëhet edhe trajtimi i kapsllëkut.
“Nëse kapsllëku është për shkak të çrregullimit fuknsional të zorrëve atëherë merren masat e përgjithshme siç janë: konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra siç janë perimet, frutat, kosumimi i sasis së mjaftueshme me lëngje së paku 1.5-2 litra në ditë , aktivitet i rregullt fizik, mos vonimi i procesit të jashtëqitjes, të bëhet jashtëqitja së paku një herë në ditë.”, ka shtuar gastroenterologu./21Media

Back to top button