Të shtunën mbrëmje përkujtimore për Violeta Rexhepagiqin

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative – Defy Them do të organizojnë mbrëmje përkujtimore për dy vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi.
Ngjarja mbahet në hapësirat e qendrës “Defy Them” nesër në ora 20:30, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këngëtarja dhe kompozitorja, Violeta Rexhepagiqi, vdiq më 16 prill të vitit 2020 në Prishtinë.
Rexhepagiqi ka qenë edhe gazetare, fillimisht e Radio Televizionit të Prishtinës si dhe ka qenë e angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës. Ajo njëkohësisht ka punuar edhe për media ndërkombëtare, pas masave të dhunshme që u vendosën në RTP-në e dikurshme.
E lindur më 21 shkurt 1965, gjatë viteve të 80’ta, Violeta Rexhepagiqi u bë e njohur në skenën muzikore me grupin e muzikës moderne “Vivien”./21Media

Back to top button