Cilat janë vështirësitë dhe përfitimet e lindjes normale, tregon gjinekologia Demiri-Demolli
Kur bëhet fjalë për lindjen e fëmijës, lindja vaginale shpesh supozohet se është gjëja më e mirë – në fund të fundit, gratë e kanë bërë atë për mijëra vjet.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Meritë Demiri-Demolli, gjinekologe/obstetër, e cila ka informuar se cilat janë përfitimet e lindjes normale
Përfitimet e “lindjes natyrale”
Shërim më i shpejtë pas lindjes
Nuk ka komplikime kirurgjikale
Qëndrimi më i shkurtër në spital
Rreziku më i ulët i problemeve të frymëmarrjes te foshnja
Rikoperimi me i shpejtë dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale
Ulja e rrezikut për të pasur nevojë për ndërhyrje të rrezikshme
Disa gra ndiejnë një ndjenjë të arritjes dhe përmbushjes
Aftësia për t’u lidhur dhe ushqyer me gji menjëherë
Krahas përfitimeve të lindjes normale, Dr. Demiri-Demolli ka treguar se cilat janë “të këqijat” e lindjes normale.

Disavantazhet e “lindjes natyrale”
“Lindja natyrale” mund të mos jetë e mundur për gratë me shtatzëni me rrezik të lartë
Për arsye mjekësore, shtatzëna mund të ketë nevojë gjithsesi për ndërhyrje
Kur nuk duhet një grua të kryej lindje normale?
Gjinekologia Demiri-Demolli gjatë intervistës për rtv21.tv ka theksuar se lindja natyrale vjen me rreziqe, duke përfshirë grisjen, gjakderdhjen, lëndimet e foshnjës gjatë lindjes etj.
Sipas saj, në disa raste të propozuara nga mjeku specialist, lindja me rrugë operative është me e sigurtë se lindja vaginale.

Rastet me të shpeshta kur nuk rekomandohet lindja vaginale:
Karcionom invasive e qafes së mitrës
Abnormalitetet e placentës
Ndërhyriet kirurgjike të mëherëshme në murin e mitrës
Prolapsi i kordonit umbilikal
Çrregullimet në rrahjet e zemres së fetusit
Keqpozicionimi i fetusit
Herpesi gjenital aktiv
Lindja e zgjatur
Ndryshe, 742 lindje janë kryer gjatë muajit maj në Klinikën e Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga 742 lindje, 416 janë lindur meshkuj, ndërsa 344 femra. Këto të dhëna për rtv21.tv i ka bërë të ditura drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka informuar se gjatë muajit që lamë pas, 18 gra kanë lindur binjakë, ndërsa një, trenjakë./21Media