Cili është mesazhi i fotografisë së publikuar nga Vuçiq?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, përmes një fotografie të publikuar në Twitter ku shihet afër  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo fotografi bëri bujë në rrjetet sociale.
Në “Click” të RTV21 analisjta politike, Alma Lama tha se kjo fotografi nuk i pëlqeu fare për arsyen se Kurti e Vuçiq ishin afër njëri-tjetrit.
“Vuçiqi ishte në qendër, ai dukej si ndërmjetuësuesi”, tha ndër tjera Lama.

I ftuar në “Click” ishte edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, që për këtë fotografi tha se nuk ka asgjë të keqe.
“Mesazhi i kësaj fotografie në opinon ka shkuar se në politikë nuk është asgjë e pamundur”, tha ndër tjera Gashi./21Media

Back to top button