Çitaku: 23 vjet nga Masakra e Reçakut, Serbia nuk kërkoi falje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat.
Çitaku përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shkruar se Reçaku ishte dëshmitar i tmerrit.
”45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati Reçak ishte dëshmitar i tmerrit atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më vonë, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimin”, ka shkruar ajo.
Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq./21Media

Back to top button