Çitaku i reagon Qeverisë: Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të aplikuar për anëtarësim në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave.
Ajo ka thënë se Kosova tashmë është pjesë e kësaj organizate që nga viti 2015.
“Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova poashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për anëtarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, organizatë prej 170 shtetesh që kujdeset për mbajtjen e ekspozitave botërore e të posaçme dhe bashkëpunimin e shteteve./21Media