“Kosova ka nevojë më shumë për edukim sesa për politikë”

Sot u mbajt ceremonia e 13-të e diplomimit të e 92 studentëve në RIT të Kosovës (AUK)

Bursa e RIT për studentin më të dalluar iu dedikua Dr. James Myres. Ndërsa delegatët studentorë të RIT Kosovë ishin Robert Ejupi dhe Fjoralba Krapi.

Presidentja e RIT Kosovës , Sharon Y. Hart në prezantimin e kësaj ceremonie, ka porositur të sapodiplomuarit që të mos kenë frikë nga sfidat me të cilët do të përballen në të ardhmen. Ai tha se studentët të cilët po largohen nga ky universitet kanë marrë njohuri të shumta përmes mësimdhënësve me një program të avancuar arsimor.

Ajo theksoi se kjo ishte ceremonia e saj e parë e diplomimit në RIT Kosovë si presidente.

Zëvendëspresidenti për Çështje Akademike në RIT Kosovë, Daniel Cosentino, prezantoi dy studentët e dalluar të cilët janë përzgjedhur folës kryesor të diplomimit.

Këtë vit fituesi i konkursit ishte Fjoralba Krapi, dhe studenti me i dalluar i gjeneratës ishte Robert Ejupi. Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku , u shpreh se ndjehet mjaft krenare me të arriturat e këtyre studentëve. Ajo paralajmëroi studentët se nga momenti i diplomimit dilemat dhe përgjegjësia do të jenë më të mëdha.

Ajo u shpreh Kosova ka më shumë nevojë për edukim dhe arsimim sesa për politikë.

“ Për hirë të së ardhmes të vendit tonë shkollimi duhet të jetë shumë më i rëndësishëm se politika , Kosova ka nevojë për shumë më shumë edukim e shumë më pak politik dhe nuk po përpiqem ta demonizojë politikën edhe vet kam qenë pjesë aktive e saj por dua të ju them që njerëzimit idetë dhe veprat më të mëdha nuk kanë ardh as nga njerëz me para as nga njerëz me pushtet por nga njerëz e dijshëm, nga njerëz që e kanë ushqyer kureshtjen e tyre çdo ditë , nga njerëzit të cilët kurrë nuk kanë rreshtur të qenurit studentë” , u shpreh ajo.

Anëtar i Bordit të RIT , Cafo Boga , i cili që 5 vite udhëheq Komitetin e Financave thotë se ndjehet tejet i lumtur me rrugën dhe drejtimin që ky universitet ka marrë deri më tani .

Studentja sapo e diplomuar në AUK, Jehona Karavitaj , është shprehur tejet e lumtur në arritjen e objektivit të saj, mar rjes së diplomës në këtë universitet.

Ajo tha se pavarësisht sfidave, sot ndjehet e lumtur për këtë sukses./21Media

Back to top button