Sondazhi: Merkel dominon ndaj Schulz

CDU parashikohet të fitojë 34.5% të votave në Rajonin e Veriut të Vestfalisë

Partia Kristian Demokrate (CDU) e Angela Merkel ka rival kryesor socialdemokratët (SPD) në zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas sondazheve, CDU parashikohet të fitojë 34.5% të votave në Rajonin e Veriut të Vestfalisë, shteti më i populluar i vendit, krahasuar me vetëm 30.5% të SPD-së.

SPD ka drejtuar shtetin në pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës.

Vota u konsiderua si një provë për zonjën Merkel, e cila do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme në shtator.

Vota e SPD-së ka shënuar rënie  për 6% në zgjedhjet e fundit atje në vitin 2012 , ndërsa votat pro Merkelit kanë shënuar ngritje në pothuajse në të njëjtën sasi.

Kreu i partisë Martin Schulz, kishte parashikuar  fitoren e cila do ta bënte atë kancelarin e ardhshëm gjerman, megjithatë sipas sondazheve duket se vota pro Merkelit do ti japë asaj shansin edhe për një mandat të katërt.

Back to top button