Viktima që u godit nga vetura në Drenas ishte veteran i UÇK-së

Një person vdiq sonte në orët e mbrëmjes si pasojë një  aksidenti trafiku  në fshatin Dobroshec komuna e Drenasit.
Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci , ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugë Drenas- Bardh i madh./21Media

Back to top button