Çitaku për bastisjet e Speciales: Nuk është drejtësi, por përndjekje politike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për bastisjet e Gjykatës Speciale, që sot po vazhdojnë në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Beharami.

Çitaku e ka quajtur këtë persekutim e përndjekje politike.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar Çitaku

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë nis bastisjen në banesën e Artan Behramai, njërit nga këshilltarët për media të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përndryshe, edhe dje janë bastisur edhe shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-presidentit Thaçi./21Media

Back to top button