Dita e 8 e grevës, gjatë natës 32 minatorë kërkuan ndihmë mjekësore

Sot është dita e tetë prej kur minatorët në gjigantit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë.

Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore gjatë natës.

Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” për portalin rtv21.tv tha se gjatë natës kanë kërkuar trajtim mjekësor edhe 32 minatorë, 6 prej tyre në gjendje të rëndë.

“Ju njoftoj se gjendja shëndetsore e minatorëve është jashtëzakonisht e rënduar shumë dhe gjatë 24 orëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore 32 minatorë, 6 prej tyre në gjendje më të rendë për trajtim mjekësor”, ka thënë Kërleshi.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./21Media

Back to top button