Kaloni te përmbajtja kryesore

​Çka i duhet Napolit për ta mbajtur Calzonan në sezonin 2024-25

Francesco Calzona është nën kontratë me Napolin deri në fund të sezonit dhe nëse kampioni italian dëshiron ta mbajë trajnerin italian përtej qershorit, do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Federatën Sllovake të Futbollit, bën të ditur gazetari, Matteo Moretto.

Calzona u punësua nga Napoli në muajin shkurt, duke nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Eksperti i transferimeve të “Football Italia”, Matteo Moretto, ka thënë për “Caught Offside” se Calzona nuk ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Sllovakinë, kështu që nëse Napoli dëshiron ta mbajë 55-vjeçarin në sezonin 2024/25, duhet të negociojë me federatën sllovake.

Moretto thotë se Napoli është i kënaqur me punën e Calzonas, por kampioni italian mund të zgjedh një trajner tjetër në fund të sezonit.

Trajneri i Fiorentinas, Vincenzo Italiano, është një nga ata të ndjekur nga Napoli. Me siguri, Aurelio De Laurentiis do të zgjedh një trajner me stil sulmues. Deri sot, Napoli nuk ka marrë asnjë vendim për trajnerin e tyre për sezonin 2024/25.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button