Kica-Xhelili: Qeveria dha 781 kontrata njëburimore në vlerë 240 milionë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nëpërmjet një video ka thënë se kontratat njëburimore, janë tendera që shteti ua jep kujt të dojë, pa thirrje publike, pa konkurrencë, pa procedurë.

Ajo thekson se ligji lejon kontrata të tilla vetëm në raste shumë specifike, zakonisht kur atë punë mund ta kryej vetëm një operatorë apo në rrethana të jashtëzakonshme.

“Qeveria ka dhënë 781 kontrata të tilla në vlerë 240 milionë euro”, ka thënë ajo.

Back to top button