Çka ofron Universiteti i Gjakovës për studentët e rinj

Sivjet 68.43% e maturantëve të cilët treguan sukses në provimin shtetëror të maturës presin hapjen e konkurseve nga Universitetet.
Shumica e maturantëve janë në dilemë se çfarë drejtimi do të ndjekin dhe cili Universitet i plotëson kushtet dhe synimet e tyre.
Por, çka ofrojnë Universitetet Publike në vend për vitin akademik 2021/2022 portali rtv21.tv ka realizuar në një seri intervistash me rektorët e univeristeteve.
Intervistë me rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Artan Nimani.
1. Çka ofron Universiteti i Gjakovës për studentët e rinj?
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë ndodhet në proces të akreditimit të programeve studimore që janë unike në arsimin e lartë. Eshtë i orjentuar në shkencat mjekësore dhe humane dhe kemi këto programe të vlerësuara, si:
-Fizioterapi,
-Infermeri;
-Kujdes dhe mirëqenie sociale;
-Edukimin fillor
-Edukimin parafillor;
-Gjuhën shqipe;
-Gjuhën Angleze – përkthim dhe interpretim;
2. Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet Universiteti i Gjakovës?
Duke marr për bazë problemet e shkaktura nga pandemia, UFAGJ kryesisht ka hasur në problem të rekrutimit të stafitadministrativ për shkak të mos aprovimit të ligjit për shërbyespublik si dhe vështirësive rreth fillimit të procesit të ndërtimit tëkampusit të ri. Probleme tjera të përditshme janë zgjidhur ngamenaxhmentet e njësive akademike dhe rektoratit, falë njëbashkëpunimi shumë të mirë në mes të senatit, këshillit drejtuesdhe ministrive të linjës.
3. Nga cilat komuna keni më shumë studentë dhe sa janë nëpërputhje me kërkesat e tregut drejtimet përkatëse të Universitetit?
Pozita gjeografike e Gjakovës në mes të komunave të Dukagjinit dhe veriut të Shqipërisë, na bënë atraktiv dhe të kërkuar nga studentët. Studentët tanë kryesisht vijnë ngakomunat e rajonit të Dukagjinit, Kukësit, Hasit dhe Tropojës së Shqipërisë.
4. Sa jeni të kënaqur me kushtet infrastrukturore në Universitet?
Momentalsiht Universiteti i Gjakovës ka hapësirë të mjaftueshme për programet e studimit, mirëpo rritja dhezhvillimi i tij na ka orientuar drejt fillimit të ndërtimit të kampusit të ri ku tashmë kemi arritur të kemi një sipërfaqe prej13 hektarëve nga Komuna e Gjakovës, lejen e ndërtimit, si dhesigurimin e fondeve për fillimin e ndërtimit të kampusit. UFAGJ ka kryer të gjitha procedurat e prokurimit në bashkëpunim me institucionet qëndrore dhe procesi ndodhet në OSHP.
Paisjet laboratorike na bejnë të besojmë se jemi në rrugë të mirëpër ofrimin e kushteve të nevojshme sipas kërkesave dhetrendeve zhvillimore në arsimin e lartë.
5. Sa ka bashkëpunim ndërkombëtar Universiteti i Gjakovës?
Një prej sukseseve tona llogarisimin ndërkombëtarizimin pasi qëtashmë jemi pjesë e vlerësuar dhe e besuar nga partnerët nderkombëtarë dhe fondet e tyre.
Universiteti ynë është anëtarësuar në mjaft organizma ndërkombëtarë që na bëjnë pjesë integrale e sistemit të arsimit të lartë në Evropë. Antarësimi në Magna Charta, Asociacionin e Universiteteve të Evropës dhe Këshillin e UniversiteteveAmerikane, na krijojnë mundësinë që të jemi partner i barabartëdhe të zhvillojmë universitetin tonë si dhe të përfitojmë ngaprojektet dhe fondet e përbashkëta. UFAGJ është duke implementuar shtatë projekte Erasmus+, projekte nga CEEPUS, Heras Plus, Asociacionit të Frankofonisë. Po ashtu, kemi nënshkruar dhe jemi në implementim të marrëveshjeve bilaterale më prestigjioze në Evropë./21Media

Back to top button