Çmimi i banesave është rritur për rreth 13%

Janë rritur kërkesat për apartamente më të mira

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se çmimi i banesave ka shënuar rritje me rreth 13%, në muajt korrik-dhjetor 2016.

Për kryeqytetin, kjo rritje shënoi 3.3%. Shtrenjtimi, sipas ndërtuesve, vjen si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, mungesës së shesheve të ndërtimit dhe përmirësimit të ndërtimeve.

Sipas ndërtuesve, janë rritur kërkesat për apartamente më të mira, më luksoze, më në qendër, sepse edhe shërbimet janë më të mira.

Aktualisht çmimet për m2 të banesave nisin nga 400 euro në zonat periferike, deri në 2 mijë e 500 apo 3 mijë euro në qendër./21Media

Back to top button