Përgjysmimi i çmimit të biletave, Kurtishaj: Vendimi s’mund të zbatohet sepse s’ka subvencionim

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj sonte në RTV21 deklaroi se nuk janë kundër Qeverisë, ministrisë dhe se janë të gatshëm për takime.
Kurtishaj në “Click” tha se vendimi për përgjysmim të çmimit të biletave nuk mund të zbatohet sepse s’ka subvencionim.

Ndryshe, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, të premten ka njoftuar se kanë marrë vendim për caktimin e çmimores në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobus për kategoritë e veçanta siç janë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët punës dhe pensionistët.
Ndërsa, dje Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dorëzuar një kërkesë-padi kundër Ministrisë së Infrastrukturës rreth vendimit për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori./21Media

Back to top button