Cramon e cilëson si hap të nevojshëm adresimin e Kurtit në gjuhën serbe

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka përshëndetur veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili iu drejtua në gjuhen serbe përmes një video qytetarëve serb të Kosovës.
Sipas von Cramonit ky hap është i rëndësishëm dhe i nevojshëm.
“Shkëlqyeshëm kryeministri Albin Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës në gjuhën serbe. Është një hap i mirëpritur dhe i nevojshëm për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike pasi nuk është gjithmonë e lehtë të kapërcehet ky hendek.”, ka shkruar ajo në Twiiter.


Kurti përmes asaj video iu drejtohet serbëve të Kosovës për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes./21Media

Back to top button