Dafina Zeqiri është dëgjuar mbi 26 milionë herë në Spotify

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar statistikat e Spotify për këtë vit.
Sipas të dhënave, Dafina është dëgjuar mbi 26 milionë herë.
Kjo patjetër që shënon një tjetër sukses të artistes.
Një milion dëgjues nga 160 shtete kanë dëgjuar këngët e Dafinës.

Së fundmi, artistja ka publikuar “Dafinë moj”, një album që u mirëprit. Gjithashtu, e njëjta po vazhdon t’i publikojë videoklipet e këngëve të lansuara si audio.
“Vet e lype”, “Karma”, “Era”, “Murder on the Dancefloor”, janë disa nga këngët e albumit të publikuara me videoklip./21Media

Back to top button