Ndahet nga jeta Sami Repishti, një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, intelektuali, patrioti profesor Sami Repishti.

Familja Repishti njofton mbarë komunitetin shqiptar në SHBA, se nderimet e fundit për prof Sami Repishtin mbahën sot nga ora 3:00 pas dite deri në 7:00  të mbrëmjes, në shtëpinë mortore Ballard-Durand në White Plains të  Nju Jorkut, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet DITËN E HËNË, 2 DHJETOR 2024, ORA 10:00 para dite për në  varrezat FERNKLIF në Hartsdellë të Nju Jorkut.

RTV21 shpreh ngushëllime familjes Repishti dhe komunitetit Shqiptaro amerikan.

Back to top button