SHBA-ja mbështet Ukrainën edhe me 675 milionë dollarë

SHBA-ja ka ndihmuar Ukrainën me afër 2.7 miliardë dollarë ndihmë, përfshirë 675 milionë dollarë furnizime me armë.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për pakon e re në një takim me dhjetëra ministra në bazën ajrore në Ramstein, Gjermani.
Ndihma ushtarake përfshin municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara e sisteme antitank.
SHBA-të kanë premtuar tashmë të paktën 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Austin tha se aletatët e Ukrainës duhet të angazhohen për të mbështetur vendin për aq kohë sa është e nevojshme dhe të jenë të përgatitur për të përshtatur llojin e mbështetjes së ofruar./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button