Digjet një veturë në oborrin e QKUK-së

Një veturë është djegur në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK-së) në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se deri më tani raportohet për një të lënduar.
“Rreth orës 14:45, është raportuar se në parkingun e QKUK-së në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe një automjet përreth”, ka thënë Borovci për rtv21.tv.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.
Borovci ka thënë se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button