Dallavere me banderola, arrestohet pronari i një barnatoreje

Një pronar i një barnatoreje me inicialet A.V në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka shitur produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara, duke iu vendosur banderola të Kosovës kinse ato janë të rregullta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ka përfituar materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm.
Personi i arrestuar është intervistuar dhe në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button